Kur të gjithë analistët, madje edhe ata shumë pranë Bashës e Kryemadhit, thonë se protesta e 16 shkurtit ishte një zhgënjim për protestën, Artur Zheji ka tjetër mendim.
Sipas tij, protesta ishte spektakolare dhe e jashtëzakonshme dhe se Monika Kryemadhi me Lulzim Bashën, arritën të triumfonin.
“Protesta e 16 Shkurtit, pati si të veçantë, përveç masivitetit të pazakontë, një gjë shumë të rëndësishme, kolaudimin përfundimtar, të dukshëm dhe të ndjeshëm, të Frontit Opozitar, kësaj radhe më të sinqertë se asnjëherë.
Kjo Protestë, mbylli në sytë e të gjithëve, çdo koridor diversioni, që nuk ka rreshtur asnjëherë, nga kryeministri Rama, sidomos në skalionet e dyta politike dhe në skalionet e biznesit, pranë Partisë Demokratike.
Mund të thuhet se linja “radikale” e Monika Kryemadhit dhe mbështetësve të saj, doli sot triumfuese, duke mbështetur qartësisht edhe një fitore spektakolare të Lulëzim Bashës, si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend.
Askush nuk ka sot kurajon të rrudhë buzët apo të ironizojë, proporcionet e kësaj proteste, valën e saj goditëse dhe mesazhin domethënës, ndaj qeverisë së brishtë të kryeministrit, si mbështetje reale popullore e kombëtare.
Antiprotesta e Vlorës, që ai u përpoq të bëjë, mbështetur te Gjiknuri apo te Leli, nuk e gërvishti aspak dinamikën dhe nervin e vetëkontrolluar të protestës opozitare.
Përpjekja për të kundërvënë Vlorën dhe qarkun e saj ndaj opozitës, duke e bërë një vatër të një antimitingu në kohë reale, në vetëvete, të kujton ndarjen e neveritshme Veri-Jug, që është sprovuar disa herë pa sukses.
Por që u pa, u dëgjua dhe u perceptua, si një fiasco, e xhiruar bukur, nga lart, anash dhe fluturimthi, me skenografi të mrekullueshme rrethore, porse, e mbetur gjithësesi, si një arenë e të njejtave premtime dhe të njejtave gënjeshtra, të të njejtit person, gjithmonë e më të vetmuar.
Deklarata solemne e Kryemadhit se nëse nuk largojnë dot Ramën si Opozitë, ajo dhe Basha duhet të largohen nga kryesimi i partive të tyre, ka shumë domethënie, ndonëse personalisht Kryemadhi, nuk ka humbur asnjë betejë elektorale si kryetare e LSI-së.
Më 16 Shkurt, ndryshe nga parashikimi i Kryeministrit të keqinformuar, nga përfituesit e drejtëpërdrejtë të atyre që e keqinformojnë se shqiptarëve nuk “ju ngrihet”, doli në pah, se në shumicë të tyre, shqiptarëve “ju ngrit”, për të protestuar dhe jo vetëm.
Shumë pak javë pas shterrimit të forcave të studentëve, ja behu në Bulevard, një tjetër valë goditëse, që çoi më tej flamurin e lëkundur të protestës së mëparshme.
Ngase burojnë pra këto protesta? Të njëpasnjëshme, me klithëm uluritëse dhe me frikën e vrarë të hakmarrjes së pushtetit të çoroditur?
Sigurisht nga ngjallja e një shprese të re, që nuk lidhet detyrimisht me emrat e drejtuesve të Protestës, por me bindjen që ka hedhur rrënjë, se kasta e oligarkëve përreth këtij kryeministri dhe ministrave të tij, kanë tejkaluar çdo cak arrogance si të pandëshkueshëm, të paprekshëm dhe të pa kapshëm në shpenzimet e tyre marramendëse…
Masa kritike e Opozitës, duket se u arrit, dyshja Kryemadhi-Basha, kaluan sot një sprovë të suksesshme dhe mbi të gjitha, zeruan të gjitha diversionet e Ramës apo kapjet e deputetëve të dobët, që këto forca politike kanë në Kuvend”, shkruan Artur Zheji.(TemA)
Faqezi.I papergjegjshem.Gangster,imoral,palaco.