• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deutsche Welle”: Faktori ndërkombëtar me një zë kundër dhunës në protestën e opozitës

by S M
16/02/2019 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbështetës të opozitës, në protestën që po zhvillohet të shtunën në Tiranë hodhën bomba Molotov e gurë të shkulura nga trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt ndërtesës së Kryeministrisë gjatë protestës masive që po zhvillon opozita në përpjekje për të larguar kryeministrin Rama dhe rrëzuar qeverinë e tij.

Pasi ҫanë kordonin e policëve në hyrje të kryeministrisë ata thyen xhamat e derës kryesore në tentativë për të hyrë në katin e parë, në hapësirën për komunikim dhe dialog kulturor, të  njohur me inicialet COD. Një pjesë e tyre u ngjit në skelën e ndërtuar ditët e fundit, për  të mbrojtur veprën artistike të artistit të njohur francez Philipe Parreno, të vendosur në strehën e kryeministrisë duke tentuar ta ҫmontojnë dhe heqin atë.

Në anën e djathtë të kryemnistrisë protestuesit shkatërruan një pjesë të veprës së artistit të famshëm gjerman Carsten Hӧller, “Kërpudha Gjigande”. Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome dhe ka arritur të ndalojë fillimisht sulmin e protestuesve, që u larguan nga efektet e gazit.

Por pas qetësimit të përkohshëm, lotëve dhe djegjes së fytit nga gazi i hedhur, protestuaeit janë rikthyer dhe kanë vazhduar tentativën për të hyrë në kryeministri. Policia ka hedhur përsëri gaz lotsjellës në orët e para të pasdites, në momentin kur protestuesit i kanë vënë flakën pemëve që janë në hyrje të kryeministrisë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se ka 15 persona të plagosur që po marrin ndihmë në spitalet e Tiranës përfshirë edhe policë të plagosur nga hedhja e gurëve.

Faktori ndërkombëtar me një zë kundër dhunës

Delegacioni i BE dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë pa humbur kohë vetëpërmbajtje. “E drejta eqytetarëve për t’u shprehur përmes protestës paqeësore është një vlerë themelore e një demokracie moderne europiane. Por dëmtimi i pronës publike dhe përdorim i dhunës nuk janë të pranueshme”, thekson delegacion i BE.

Ambasada e SHBA në Tiranë, në deklaratën e saj thekson se „nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”.

Prania e OSBE-së në Tiranë reagoi duke vënë në dukje se „ nxitësit dhe autorët e dhunës të mbajnë përgjegjësi për aktet e sotme të dhunës”. Protestuesit do të rikthehen të protestojnë javën e ardhshme, më 21 shkurt.

DW

Next Post
FOTOT/ “Don Kishotët” e opozitës, lufta me derën e Kryeministrisë

Videot/ Pas protestës, deputetët e PD dhunojnë efektivin në Drejtorinë e Policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com