Ashtu siç është bërë e ditur, opozita e bashkuar do të protestojë sot kundër qeverisë “Rama”.
Që në orët e para të mëngjesit, autobusë e mjete të shumta me qytetarë janë nisur nga 12 qarqet e vendit drejt Tiranës.
PD bën të ditur se mëngjesin e sotëm raportohet se drejt Tiranës janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë.
Nga ana tjetër, ditën e djeshme, policia ka paralajmëruar se në protestë ka persona me precedentë penalë dhe ish-të dënuar. Mirëpo, opozita e ka mohuar një gjë të tillë.
Opozita ka bërë të ditur se gjithçka është në dorën e protestuesve. Në protestën e sotme, ndryshe nga sa jemi mësuar nuk do të ketë fjalime.
Ndër të tjera PD njofton:
“Raportohet se drejt Tiranës janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë drejt Tiranës.
Qarku Shkodër – 8000 qytetarë
Qarku Lezhë – 6800 qytetarë
Qarku Kukës – 4000 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9100 qytetarë
Qarku Elbasan – 7500 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 4800 qytetarë
Qarku Vlorë – 4500 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë
Qarku Korçë – 4200 qytetarë”, nënvizon PD