Në dy deklarata të njëpasnjëshme, PD dhe LSI kanë sulmuar Policinë e Shtetit dhe qeverinë Rama.
Ka qenë Gazmend Bardhi i pari që duke iu referuar njoftimit të policisë për tubimin e 16 shkurtit, u shpreh për mediat se Rama i rrethuar nga zhgënjimi po përhap panik nëpërmjet policisë duke planifikuar një skenar kriminal.
“Edi Rama i vetmuar shfaqi sot gjithë pasigurinë e tij, kur urdhëroi policinë e Shtetit të përhapë panik lidhur me protestën e 16 shkurtit. Skenari për të përdorur policinë si vegël politike është kriminal” – tha Bardhi.
Ndërkohë nuk ka vonuar edhe një deklaratë e ngjashme nga LSI. Deputeti Endrit Brahimllari u shpreh se policia duhet të shkëputet nga ndikimi i Ramës.
Sipas LSI, policia duhet t’i godasë çdo ditë elementët kriminalë dhe jo të ndërhyjë në organizimin e protestës.
Më herët, Policia e Shtetit u bëri apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.
Po ashtu Policia ndau me publikun shqetësimin për përfshirjen në tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.
/javanews/a.rada