Aktori i njohur ka vdekur në moshën 82 vjeçare. Albert Finney, aktori britanik i nominuar pesë herë për çmim Oscar, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër, lajmëron familja e tij. Ai është i njohur për rolet e tij në filma si ‘Annie’, ‘Erin Brockovich’ dhe ‘Tom Jones’. Aktori ka vdekur nga një infeksion në gjoks, në një spital në Londër të enjten pasdite, ndërsa bashkëshortja dhe i biri i tij kanë qenë pranë tij në momentet e fundit të jetës.
/a.meta