Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka shpjeguar qartë atë çfarë kërkon opozita për vendin. Ajo tha se duhet një qeveri tranzitore jo teknike që iu garanton shqiptarëve disa gjëra, një prej tyre dhe çlirimi i politikës nga krimi dhe nga Niçet.
Kryemadhi tha se kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako duhet të ishte në burg dhe se Rama mund ta shkarkonte po të donte.
“S’ka më qeveri teknike, por qeveri tranzitore që iu garanton shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme, qeveri tranzitore që iu garanton shqiptarëve hapjen e negociatave.
Ka një qeveri tranzitore dhe kalimtare e cila iu krijon shansin dhe mundësinë shqiptarëve për të çbllokuar dhe për çliruar politikën nga krimi i organizuar, pra nga ato, nga Niçja i madh dhe Niçja i vogël, nga Gjushi me të tjerë e me të tjerë me shokë.
Jo se nuk është fundi i kavallit Gjushi se Gjushi duhet të ishte në burg sot por Gjushi vazhdon është kryetar Bashkie dhe ai është kryeministër.
Sepse ai siç mund të shkarkojë gjithë kryetarët e bashkive po t’i dojë kokrra e qejfit, ai mund ta marrë Gjushin dhe ta shkarkojë dhe të krijojë mundësitë” – tha Kryemadhi.
/a.rada