Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Prezë të Tiranës u shpreh se fshati është një mundësi e mirë për të rritur të ardhurat dhe përfitimet përmes agroturizmit.
Kryeministri tha se me fshatin shqiptar nuk është punuar siç duhet, duke shtuar se skemat fiskale të hartuar nga qeveria do të ndihmojnë të gjithë të interesuarit që të zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik edhe në fushën e agroturizmit.
“Këto shembuj na vlejnë si modele. Kjo është rruga e punësimit dhe e fitimit në fshat. Kjo është një industri në vete dhe me shumë perspektivë. Ne siç ju kemi thënë ju: Jemi të angazhuar të japim investime direkte që shkojnë në promovimin e zonave dhe bukurive natyrore.
Ka ikur shumë kohë që mund të ishin ndërtuar skemat për fshatin si të ishte në Toskana, por ende jemi në kohë. Nuk bëhen gjërat për një herë. Të ndërtosh është vështirë, por edhe të rindërtosh është edhe më e vështirë”, tha Rama.