Një tërmet me magnitudë 2,6 ballë ka rënë mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar në orën 17:17 minuta në zonën e Dibrës.
Epiqendra ka qenë 2,7 kilometra në Juglindje të Kurdarit, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 19 km. Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale si pasojë e lëkundjeve./a.meta