Një grup pedagogësh me në krye Mark Markun (ish-deputet i PD-së) dhe Arlind Qorrin (njeriu që njihet si Komunist për shkak të tezave të tij), janë bërë bashkë dhe kanë nisur sot në dy fakultete të UT-së një greve, pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar. Me përjashtim të këtyre dy fakulteteve, pjesa tjetër vazhdon mësimin normalisht dhe nuk e rrezikojnë humbjen e vitit akademik.
Ajo që është qesharake në gjithë këtë histori, nuk është vetëm fakti që grevistët janë njerëz të opozitës dhe thellësisht politikë, por edhe paradoski në ndërtimin e kërkesave të tyre.
Konkretisht, kërkesa e parë e pedagogëve ishte zgjidhja e kërkesave të studentëve, ndërsa kërkesa e tretë ishte për shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor 2018.
Por këto dy kërkesa përplasen dhe rrëzojnë njëra tjetrën, sepse, plotësimin e kërkesave të studentëve e realizojnë pikërisht VKM-të e 26 dhjetorit, që nga tarifat, deri te konviktet e plagjiaturat.
Thënë këtë, pedagogët dalin zbuluar që halli i tyre nuk janë as studentët, as ligji i Arsimit të Lartë, por doktoraturat e tyre të cilat sipas ‘Paktit për Universitetin’ do të kalojnë në sitën e Vettingut e kjo ka frikësuar disa pedagogë dhe mbajtja në jetë e një proteste deri në 16 shkurtin e Bashës.
Pedagogët mesa duket janë të trembur nga fakti se Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimi nr. 777, datë 26.12.2018, “Për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore”.
VKM-ja për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve, ndër të tjera parashikon krijimin e arkivit dixhital të doktoraturave në Republikës e Shqipërisë pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Pikërisht për shkak të kësaj VKM-je, disa pedagogë kanë hyrë në grevë, duke kërkuar rrëzimin e të gjithë VKM-ve, që janë në fakt edhe zgjidhja e kërkesave të studentëve.
Sa më lart, kërkesat e pedagogëve nxorrën në pah dy elementë të thjeshte:
Së pari, ata nuk janë të interesuar që të plotësohen kërkesat e studentëve, pasi nëse do të ishte ndryshe nuk do të kërkonin rrëzimin e VKM-ve që i zgjidhin ato.
Së dyti, ata kanë frikë nga vettingu i doktoraturave të tyre, çka konstatohet në kërkesën e tyre për shfuqizimin e VKM-së që pastron Universitetin nga plagjatura. /lexo.al
/a.meta