Një dhëndër ka ecur në këmbë të paktën 6 km në mes të dëborës për të marrë pjesë në ceremoninë e tij të dasmës. Të paktën 80 njerëz duhej të merrnin pjesë në dasmë por ndërsa largoheshin nga fshati Triyuginarayan, u bllokuan në trafik pasi rrugët ishin të bllokuara nga dëbora.
Familja e dhëndrit vendosi të dërgonte vetëm disa të ftuar që ishin të nevojshëm për ritualet tradicionale të dasmës, duke përfshirë xhaxhain e dhëndrit, motrat dhe të afërmit e moshuar, raportoi Hindustan Times.
Me veshjen e dasmës, dhëndri së bashku me të afërmit e tij ecën për mbi 6 km në borë për të marrë pjesë në ceremoni. Ndërsa njerëzit i karikuan bateritë e tyre të telefonit në makinave për shkak të ndërprerjes së energjisë. /oranews/a.meta