Drejtuesja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka mbyllur sot turin në Serbi me presidentin, Aleksandër Vuçiç.
“Një takim shumë konstruktiv me presidentin Vuçiç. Është në interesin e përbashkët për të ecur përpara si rajon dhe të flasim haptazi me njëri tjetrin” – shkruan Bregu në Twitter teksa shprehet për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Kujtojmë se një ditë më parë Bregu pati takime me ministrat e rinj të qeverisë Rama, ndër to ministrin Gent Cakaj, të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ballukun, të Arsimit, Besa Shahinin dhe të Financave, Anila Denaj.
“Takimet Shqip në Tiranë gjatë fundjavës. 2019 nuk është vetëm viti i sfidave, por mbi të gjitha i rezultateve të prekshme për qytetarët në Ballkanin Perëndimor”, shkruante Bregu dje në Instagram.
Bregu e nisi turin ballkanik në Maqedoni, për të vijuar në Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë. Të gjitha takimet kanë qenë të nivelit të lartë në kuadër të bashkëpunimit rajonal.
/a.rada