Erblira Bici, volejbollistja e talentuar shqiptare fitoi dje Kupën e Italisë.
Skuadra e saj Igor Volley Novara mposhti me rezultatin 3-2 Imoko Konelianon në finalen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.
Një sukses i madh i skuadrës italiane, por edhe për sportisten shqiptare.
Bici ka qenë protagoniste gjatë gjithë sezonit dhe ka ndihmuar skuadrën me aftësitë dhe përkushtimin e saj që të arrijë një rezultat të tillë.
Volejbollistja shqiptare është vlerësuar me nota pozitive edhe nga mediat italiane për paraqitjen e saj, duke u shndërruar në një lidere te skuadra e saj.
Kujtojmë që ajo është pjesë edhe e ekipit kombëtar shqiptar të volejbollit.
/a.rada