Pas megaoperacionit të finalizuar ditën e djeshme nga policia e shtetit, ka reaguar Luigi Soreca, ambasadori i BE në vendin tonë. Ai ka bërë një postim në twitter ku ka shprehur vlerësimin e tij në lidhje me finalizimin e suksesshëm të operacionit gjatë të cilit u arrestuan 32 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.
Ndër të tjera, Soreca shkruan se ky është një zhvillim i rëndësishëm kundër bandave kriminale duke shtuar se lufta kundër krimit të organizuar vazhdon të jenë prioritet për pranimin e vendit tonë në Bashkimin Euroian.
Grupi kriminal prej 36 personash, i shkatërruar dje gjatë opracionit “Rruga e gabuar” merrnin para ndaj qytetarëve shqiptarë mes tyre edhe persona me precedentë penalë duke i pajisur me dokumente false dhe më pas i dërgonin në vende si SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar dhe vendet e BE-së.
/a.meta