Policia e ishujve të Kepit të Gjelbër, në oqeanin Atlantik, sekuestroi një sasi rekord kokaine prej 10 tonësh, në një anije që po i drejtohej Praias, kryeqytetit të këtij shteti në perëndim të Afrikës.
Ajo shtoi se kishte arrestuar edhe 11 marinarë rusë.
Operacioni i sekuestrimit ishte kryer natën, pasi anija ishte detyruar të ankorohej në Praia, pas vdekjes së një prej anëtarëve të ekuipazhit të saj.
Anija ishte nisur nga Amerika Latine dhe po i drejtohej Marokut.
Diplomatëve rusë në ishull iu lejua të vizitonin marinarët e arrestuar.
/a.rada