Frenk Riberi është rikthyer në stërvitjet e ekipit të “Bajernit të Mynihut” pas një dëmtimi të muskulit të kofshës dhe mund të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen e së shtunës në “Bundesliga” kundër “Bajernit të Leverkusenit”.
Me kthimin e Riberi vetëm pak ditë nga ajo e Arjen Roben, trajneri Niko Kovaç i ka gati të gjithë lojtarët në dispozicion, ku vetëm Korentin Toliso vazhdon të mungojë për shkak të një dëmtimi në gju në shtator.
Kovaç tha javën e kaluar se shpreson në një rikthim të Robenit dhe Riberi kundër “Leverkusenit”.
“Shpresoj të kem të paktën një prej tyre, nëse nuk bëhen të dy, në skuadër”, kishte theksuar ai.
/a.r