Prezantuestja Roza Lati, vajza e aktores së njohur Rita Lati ka folur në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 për divorcin e prindërve të saj.
Ndërsa në studio diskutohet për seksin, shqiptarët dhe nderin duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, ajo e Zallbastarit, ku një 34-vjeçar u vra për një lidhje dashurie me një 20-vjeçare të martuar, Roza tha se në brezin e ri, çështja e nderit apo e tradhtisë nuk perceptohet aq keq sa tek brezat e kaluar.
Duke komentuar divorcin si zgjidhje, ajo preku dhe ndarjen e prindërve të saj në moshën 8-vjeçare.
“Unë jam fëmijë divorci. Unë jam shoqja e mamit. Kur mami u nda, unë isha e lumtur që mami ishte e lumtur. Kam qenë 8 vjeçe”, tregoi Roza.
E me sa duket shqiptarët shihen si njerëz që më parë të vrasin se të divorcojnë. Në adresë të emisionit kanë ardhur qindra mesazhe, ku duke iu referuar ngjarjes së Zallbastarit. Shumë prej tyre sugjerojnë që vajza duhej të vritej dhe jo i dashuri i saj për shkak të tradhtisë. Një mentalitet i pakonceptueshëm për shekullin e 21-të dhe për shoqërinë e sotme globale.
a.cupaj