2019 duket se nuk ka nisur mbarë për sektorin elektronergjetik. Të dhënat hidrike në kasakadën e Drinit tregojnë se sistemi kërcënohet nga thatësira. Duke ju referuar të dhënave, në muajin Janar, Fierza është në nivelin 263 metra, ose rreth 30 metra nën potencialin e saj.
Teksa ishin në komision për të miratuar një financim nga BERZH për sigurimin e digave, drejtues të ministrisë thanë se ky nivel në liqenin e Fierzës është i pazakontë për muajin në të cilin jemi dhe shkak janë bërë reshjet e pakta në 6 mujorin e dytë të 2018-es.
Ne këto kushte, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rritur nivelin e importit për të siguruar furnizimin me energji.
Vetëm gjatë muajit janar OSHEE thotë se ka importuar 35 milion euro energji, një shifër kjo afro 50 % e fondit vjetor, që ky institucion planifikon për të shpenzuar gjatë një viti.
Sipas drejtuesve të kompanisë se shpërndarjes nëse do të ecet me këto rimte importi dhe në rast se nuk do të ketë reshje për periudhën ne vijim, kompania do të duhet të reduktojë investimet, e ndoshta do të kërkohet edhe mbështetje buxhetore.
a.cupaj