• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dënohet shqiptari, koka e një rrjeti që futi qindra emigrantë në Britani

by Java News
29/01/2019 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alket Dauti, 31-vjeçari i cili qëndronte pas një rrjeti që trafikoi me qindra gra e fëmijë në Britani, të fshehur në kamionë frigoriferikë është dënua me 10 vjet burg.

Shqiptari u ekstradua të premten në Belgjikë, ku ishte dënuar në mungesë. I cilësuar nga autoritetet britanike si një kriminel i pashpirt, i cili i trajtonte emigrantët e dëshpëruar si një komoditet, nga i cili mund të bënte para, 31-vjeçari e ushtroi aktivitetin e tij kriminal duke korruptuar shoferët e kamionëve. Ai i trafikonte emigrantët nga Europa drejt Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet porteve të kanalit britanik.

Dauti jetonte në Penge, në juglindje të Londrës. Ai u arrestua në shtëpinë e tij nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit verën e shkuar, si pjesë e një hetimi të përbashkët mes Britanisë dhe Belgjikës mbi krimin e organizuar.

Në kohën kur u arrestua, teksa shoqërohej jashtë banesës me pranga në duar, ai iu drejtua një prej oficerëve të infiltruar, i cili e mbajti atë nën përgjim deri në momentin që u arrestua, me fjalët: “Ty të mbaj mend shumë mirë”.

Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij të vegjël mbetën të shtangur kur oficerët e morën nga apartamenti i familjes. Ndërkohë që po hipte në makinën e policisë Dauti iu drejtua gazetarëve me fjalët: “Shkruani mirë për mua, kapët fotografi të mira?”

10 pjesëtarë të tjerë të kësaj bande ishin arrestuar më parë në operacione të zhvilluara në Belgjikë, Francë dhe Spanjë.

Dauti u dënua në mungesë me 10 vjet heqje lirie dhe një gjobë prej 720 mijë euro, nga një gjykatë belge më 14 Dhjetor. Atij pritet t’i bashkohen edhe dy vartës të tjerë, të dënuar me nga 8 vjet burg secili dhe që presin ekstradimin.

Hetuesit belgë besojnë se ky rrjet ishte i përfshirë në qindra tentativa për të futur emigrantë në Britani. Shumë pak prej këtyre tentativave u arritën të parandaloheshin nga forcat kufitare.

Të hënën, duke komentuar ekstradimin e Dautit, një zyrtar britanik, me ironi tha se shpresonte që 31-vjeçari të mos deportohej në Shqipëri, duke nënkuptuar se kështu nuk do të mund të rikthehej për të kryer aktivitetin e tij kriminal në Britani.

a.cupaj

Next Post
Benatia largohet nga Juventusi, ekipi nga Katari paguan 8 milionë euro

Benatia largohet nga Juventusi, ekipi nga Katari paguan 8 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, reagon dhe BE: Thirrje për vetëpërmbajtje, drejtësia të bëjë punën e saj!

September 16, 2026
Ashpërsimi i Kodit Penal, Spahiu: Vetëm burgu frenon pushtuesit e pronave publike dhe private

Spahiu: Gjykata e Apelit do të shpallë të pafajshëm Hashim Thaçin, njësoj si gjeneralin kroat Ante Godovina!

September 16, 2026
Gjykata Speciale shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK, kërkohen edhe 60 ditë shtesë nga trupi gjykues

“Heronj kombëtarë”- BBC dhe CNN raportojnë për aktgjykimin ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe vlerësojnë figurat e tyre!

September 16, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin

September 16, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse u dënua Hashimi?

September 16, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Plumb në dorë pas një konflikti! Plagoset 50-vjeçari në zonën e Vollgës

September 16, 2026
Shtohen zërat për shpërbërjen e Speciales, Këshilli Shqiptaro-Amerikan dënon vendimin për 4 ish-krerët e UÇK

Shtohen zërat për shpërbërjen e Speciales, Këshilli Shqiptaro-Amerikan dënon vendimin për 4 ish-krerët e UÇK

September 16, 2026
AI trondit tregun e medias në Britani të Madhe, shkurtohen mbi 220 vende pune

AI trondit tregun e medias në Britani të Madhe, shkurtohen mbi 220 vende pune

September 16, 2026
Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK, kreu i PDK: Ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK, kreu i PDK: Ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare

September 16, 2026
Lokal në Tiranë dyshohet se përdorej për drogë dhe lojëra fati, arrestohet pronari (EMRI)

Lokal në Tiranë dyshohet se përdorej për drogë dhe lojëra fati, arrestohet pronari (EMRI)

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com