Fakulteti i Drejtësisë do të nisë mësimin ditën e nesërme në ambiente të tjera. Mësohet se procesi mësimor do të zhvillohet pasdite në një nga gjimnazet e Tiranës. Ky vendim vjen pas kërkesës që studentët i kanë bërë ditën e djeshme dekanit të fakultetit Artan Hoxha. Sipas studentëve, procesi mësimor ishte bllokuar nga një grup i vogël studentësh të ngujuar brenda në Fakultetin e Drejtësisë.
Pas kërkesës së studentëve për të vijuar mësimin në mënyrë që të mos humbasin vitin e ri shkollor, dekani Hoxha i çoi një kërkesë ministrisë së Arsimit për t’i mundësuar ambiente për të zhvilluar mësimin. Disa ditë më parë studentët e Juridikut kishin vendosur me votë unanime që t’i riktheheshin procesit mësimor./a.meta