• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata Kushtetuese, Ardian Dvorani tërhiqet nga kandidimi: Prioritet drejtimi i KED!

by Java News
29/01/2019 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani është tërhequr nga kandidimi për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtari është shprehur se ka detyrim Kushtetues për të drejtuar Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë, pasi është anëtar dhe kryetar i këtij institucioni.

“Kam detyrime kushtetutës për të drejtuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Konsideroj si prioritare drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Terheqja është e parevokueshme– ka thënë Dvorani.

Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët duhet të plotësojnë një sërë kushtet, dhe që shërbejnë vetëm për një vit pa të drejtë rizgjedhje të njëpasnjëshme. Nga 9 vende, njëri është i rezervuar për një gjyqtar nga Gjykata e Lartë.

Kujtojmë se Ardian Dvorani është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) duke kaluar filtrin e vettingut. Rikonfirmimi i tij në detyrë është kundërshtuar nga PD që thotë se Kushtetuta përcakton se anëtari i Gjykatës së Lartë e ka mandatin 9 vite, ndërsa Dvorani është i vetmi anëtar në historinë e saj që ka 13 vite në atë post.

Ardian Dvorani, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Lartë, po ushtron detyrën edhe pse në përfundim të mandatit kushtetues prej tri vitesh, por sipas ligjin mund të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin e tij nga një anëtar tjetër.

Njoftimi i Plotë i KED-së

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), zhvilloi mbledhjen e tij të rradhës, ku në rendin e ditës ishte diskutimi dhe miratimi i Projektrregullores së Brendshme, për organizimin dhe funksionimin e KED-së. Këshilli, i angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrimet e tij kushtetuese, diskutoi dhe miratoi një pjesë të dispozitave të projektaktit. Vijimi i diskutimit dhe miratimit të projektrregullores do të vijojë në mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet, ditën e premte, në datën 01.02.2019 ora 10.00. Në fillim të mbledhjes së ditës së sotme, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, zoti Ardian Dvorani, i njoftoi Këshillit vullnetin e tij për tërheqjen nga kandidimi për postin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

/a.meta

Next Post
Task-Forca Antikorrupsion, 13 masa disiplinore dhe dy largime nga puna

Ministrja Gjonaj: Shumë shpejt paketë e re antikrim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com