Një grua shqiptare dhe bashkëjetuesi i saj nga Mali i Zi janë vënë në pranga në Itali për shitje droge, kryesisht të llojit kokainë. Arrestimi i tyre është kryer në Bozen pasi prej kohësh çifti shiste drogë në doza të vogla në disa zona të shtetit fqinj.
Policia Italiane në tre muaj hetime ka mundur të identifikojë veprimtarinë e tyre ku theksohet se shpërndarja më të madhe është bërë në zonat mes Isarco dhe Gardena. Sipas Ansa, çdo doze e shitur kapte shifrën e 100 eurove duke përfshirë edhe koston e shpërndarjes, e cila varionte sipas kilometrave nga 20-40 euro. Nga hetimi disa mujor janë dokumentuar mbi 60 raste të shitjes së kokainës nga çifti./a.meta