Llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 5.2 milionë euro janë sekuestruar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Mesohet se pronat, llogari bankare dhe apartamente janë në pronësi të Pjetër Vocit e Shqipe Palaj dhe dyshohen se janë përfituar nga veprimtari kriminale.
“Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019″ informon policia e shtetit.
Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milione Euro dhe 7 apartamente.
“Me kerkesen e prokurorit Erjon Shehaj Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin nr. 17 date 23.01.2019 ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare me vleres 5.269.551 euro, 7 apartamente ne Lezhe si dhe disa apartamenteve ne Tirane ne pronesi te shtetasve me inicialet Sh.P e dtl 28.08.1969 dhe shtetasit P.V i dtl 01.07.1936 te dy banues ne Lezhe” informon prokuroria.
a.cupaj