Meghan Markle shtatzënë me trinjakë? Kohëve të fundit shtatzënia e bashkëshortes së princit Harry të Anglisë, ka tërhequr vëmendjen e mediave në gjithë botën.
Siç raporton portali i gossip ‘New Idea’, nga bastet e hedhura, bazuar në përmasat e barkut të dukeshës së Sussex, duket se do të ketë më shumë se një fëmijë.
Në një dalje të fundit publike, një grua e moshuar e quajti Meghan “bukuroshja bullafiqe” dhe ajo ju kthye me të qeshur.
Jo vetëm kaq, por Meghan i tha gruas, “Për këtë të jap të drejtë”.
Duke qenë në muajin e shtatë të shtatzënisë, sipas bastexhinjve, përmasat e barkut janë shumë më të mëdha. Jo vetëm kaq, por Meghan para disa ditësh zbuloi se lindja mund të ndodhë në muajin prill, në mos lind nevoja për të përshpejtuar me disa javë.
Kjo deklaratë ka shtuar edhe më shumë zërat për më shumë se një fëmijë. /a.r