Prokurori britanik, Allan Tiger, do të punojë në ngritjen e aktakuzave për ish-komandantët e UÇK-së në Gjykatën Speciale. Tiger në të kaluarën ka qenë prokuror në Tribunalin e Hagës dhe ka punuar në ngritjen e aktakuzave për Ratko Mlladiçin e Sllobodan Millosheviçin. Zëdhënësi i Gjykatës Speciale për Kosovën, Christofor Bennet, ka treguar se numri i hetuesve që kjo Gjykatë do të angazhojë do të shkojë deri në 75.
Në një intervistë për DW, Bennet ka treguar se numri i hetuesve varësisht prej zhvillimeve do të rritet. Hetuesit e speciales në mandatin e tyre duhet të punojnë vetëm mbi krimet e lidhura me raportin e Dick Marty-n, ku në mes të tjerave thuhet se “krimet e forcave serbe janë dokumentuar, denoncuar dhe gjykuar për aq sa është e mundur”. /a.meta