Sot kultures shqiptare do ti mungoje nje personalitet i njohur. Kompozitori i njohur shqiptar Kozma Lara nderroi jete në moshën 87-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij mbrëmjen e kaluar e ka dhënë akademiku Vaso Tole.
Kozma Lara ka lindur më 4 Janar 1932 në Durrës.
Ndër figurat muzikore me përmasa kombëtare e ndërkombëtare të gjysmës së dytë të shekullit XX në Shqipëri, krahas një numri kompozitorësh, si: Çesk Zadeja, Tish Daija, Nikolla Zoraqi, Tonin Harapi, etj., një vend të merituar zë pa dyshim edhe kompozitori i shquar shqiptar, Kozma Lara.
Kompozitori shqiptar me kombësi arumune, Kozma Lara, qysh në moshë fare të re, iu përkushtua tërë energji muzikës, duke u diplomuar për piano në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Disa vite më vonë, pianisti i ri, i cili ushqente ëndrra të mëdha për të ardhmen e tij, fatmirësisht, pati mundësinë që të studiojë për kompozicion në Konservatorin “Pjetër Iliç Çajkovki” të Moskës. Mirëpo, për shkak të faktorëve politiko-shtetërorë të kohës, ai i përfundoi studimet e larta muzikore për kompozicion në Tiranë, pranë ish-Institutit të Lartë të Arteve të Shqipërisë, sot Universiteti i Arteve.
Kozma Lara është autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi etj, si dhe ka krijuar shumë këngë për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe kompozitorëve të Shqipërisë.
POSTIMI I TOLES
Me dhimbje ndajmë në këtë orë të vonë, lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Kozma Lara (1932-2019).
Homazhet në nderim të Tij do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00-12.00.
I paharruar do të mbetesh profesori ynë! 😓