Një person është vrarë me armë zjarri në qytetin e Korçës ne lagjen nr. 10. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në periferi të qytetit. Mësohet se viktima ka humbur jetën në spitalin e Korçës, ku është transportuar menjëherë pas plagosjes. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, të cilat po punojnë për zbardhjen dhe identifikimin e rrethanave të ngjarjes.
vijon
/a.meta