Dy miqtë e shqiptarëve që janë zgjedhur në dy postet më të fuqishme në Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Eliot Engel, mund ta shpëtojnë Kosovën nga ndarja. Njohësit e çështjeve ndërkombëtare kanë thënë për gazetën “Zëri” se Pelosi dhe Engel nuk pajtohen me qëndrimin e bashkëpunëtorëve të presidentit Trump për çështjen e kufijve me Serbinë.
Sipas tyre, ata nuk e përkrahin idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për “korrigjimin” e kufirit me Serbinë. Nancy Pelosi është rikthyer javë më parë në pozitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, të cilën e mbante edhe tetë vjet më parë, ndërsa Eliot Engel, miku më i madh i shqiptarëve në Kongresin Amerikan, është zgjedhur kryetar i Komitetit të fuqishëm të Marrëdhënieve me Jashtë, shkruan Gazeta “Zëri”./a.meta