Presidenti Hashim Thaçi ka gjetur një aleat në përpjekjet e tij për të arritur një marrëveshje me Serbinë që nënkupton ndryshimin e kufijve. Ish i dërguari i OKB-së për Kosovën, Kai Eide ka shkruar se mbetja ne vend është i papranueshëm dhe se një zgjidhje mes palëve duhet të gjendet tani, transmeton KTV.
“Një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të stabilizuar raportet duhet të ndodhë tani, për të krijuar stabilitet rajon dhe përfshirje në organizatat ndërkombëtare. Hapat e tjerë që pengojnë marrëdhëniet mes palëve duhet shmangur.”, ka shkruar Eide në Tëitter.
Pak minuta më vonë, Presidenti Thaçi e ka falënderuar ish-diplomatin norvegjez për përkrahjen e dhënë.Eide së fundi ka qenë i përfshirë në negociatat mes talebanëve dhe qeverisë afgane. (b.an)