• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

GREQI/ Grupi anarkist OLA merr përgjegjësinë për sulmet me bomba ndaj mediave

by Java News
09/01/2019 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi anarkist i Luftëtarëve Popullore “OLA”, ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombe ndaj kanalit televiziv SKAI dhe zyrave të gazetës Kathimerini me një postim në portalin anarkist Indymedia.

Në artikullin e publikuar akuzohen shumica e mediave, të cilat, sipas tyre, mbrojnë interesat e partive në fuqi dhe ato të një grupi oligarkësh dhe nuk dënojnë dhunën e verbër të kapitalistëve, policëve, mafies së gjykatësve dhe fashistëve ndaj të varfërve dhe emigrantëve.

Madje në emrat e përmendura të personave qëjanë viktima të kësaj dhune është edhe emri i shqiptarit Petrit Zifle që u vra në Korfuz nga një perkrahes i Agimit të Artë,para disa javësh.

Drejtuesit e grupit që marrin përgjegjësinë akuzojnë disa prej gazetarëve më në zë të kanalit Skai dhe gazetës Kathimerini, për shtrembërimin e realitetit dhe pasqyrimin e ngjarjeve dhe fakteve në interes të manjatit, pronar të këtij grupi mediatik. Akuzojnë kanalin në fjalë për legjitimim politik dhe përpjekje për të promovuar Agimin e Artë.

Grupi OLA kosniderohet si një vazhdim dhe transformim i organizatës Lufta Revolucionare, ELA. Pjestarë të tij jane sipas informacioneve nga policia greke anarkiste dhe persona me dosje penale.

Sa i përket sulmeve të kryera nga ky grup kanë filluar në janar të 2013-s kur persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri ndaj zyrave të Demokracisë së Re, partia që në atë kohë ishte në pushtet.

Po atë vit kryen sulm me të njëjtën mënyrë ndaj rezidencës së ambasadorit gjerman, një vit me vonë hodhën raketë ndaj ndërtesës së Mercedes-Benzit në Athinë dhe qëlluan me kallashnikov ambasadën izraelite.

Pasuan sulme me bomba, në nëntor të 2015 tek zyrat e Unionit të biznesmeneve në sheshin Sintagma të kryeqytetit, në dhjetor të 2016 ndaj ndertesës së Ministrisë së Punës, jashtë zyrave të Eurobank në prill të 2017 dhe ndaj Gjykatës së Apelit në dhejtor të po atij viti./a.meta

Next Post
Vjedhja e të dhënave kur përdor si fjalëkalim “Iloveyou”, si mund të kontrolloni nëse dhe ju jeni viktimë

Vjedhja e të dhënave kur përdor si fjalëkalim "Iloveyou", si mund të kontrolloni nëse dhe ju jeni viktimë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com