Auron Tare publikon një fakt të pazakonte, të cilin e ka hasur në udhëtimet e tij të shumta dhe nuk ka munguar që ta ndajë me publikun. Bëhet fjalë për një vazo prej porcelani e cila ka foton e ish kryeministrit të Shqipërisë Mehmet Shehu dhe liderit kinez komunist Mao Ce Dun, duke i shtrënguar dorën njëri tjetrit. Vazoja e porcelanit që ka dhe një mbishkrim në gjuhën kineze dhe i përket miqësisë shqiptaro-kineze, gjendet në duart e një koleksionisti në Londër.
Postimi i plotë i Auron Tares:
Te dashur Miq,
Po e filloj Vitin e Ri me nje postim interesant per nje objekt arti te periudhes se miqesise shqiptaro -kineze. Nje vazo porcelani ku duket Mehmet Shehu dhe Mao Ce Dun duke i shtrenguar doren njeri tjetrit.
Nga ana e pasme nje mbishkrim ne gjuhen kineze. Nje vazo shume e rralle e ndodhur ne nje koleksion privat ne Londer por qe nuk kam ndonje info se si ka perfunduar ne kete koleksion. Kush mund te kete ndonje ide do ishte me interes ta ndante.
/a.meta