Përpos zgjidhjeve shterruese që kanë marrë kërkesat e studentëve, PD dhe LSI edhe ditën e sotme kanë tentuar që të mos lejojnë zhvillimin e mësimit ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja, duke thënë se studentët nuk kanë vajtur në universitet për të zhvilluar mësim, siç dëgjohet qartë në videon e mëposhtme të mbërritur në redaksinë tonë.
Në videon e mëposhtme studentët teksa komunikojnë me njëri tjetrin thonë edhe disa të vërteta të tjera që kanë të bëjnë me pagesat që LSI iu ka bërë militantëve të saj për të bllokuar rrugët e qëndruar natën përpara kryeministrisë.
Një studente dëgjohet teksa konfirmon se: Kam shoket e mi te LSI qe jane paguar per te vajtur ne proteste. Une e di shumë mirë se sa para kanë marrë për netët që kanë ndenjur jashtë përpara kryeministrisë.
Ndërsa nga ana tjetër, studentet degjohen teksa perplasen me militantet dhe shprehen se ‘’Edhe ne ishim ne proteste para ministrise per kerkesat tona, por qekur filloi te behej partiake, te shkonin e bllokonin rrugen apo te protestonim para kryeministrise, u terhoqem.“
Protesta e studentëve ka marrë zgjidhjet nga qeveria për kërkesat që shpalosi dhe ditën e sotme në auditorë është rikthyer normaliteti duke u zhvilluar mësim rregullisht. Të gjitha zgjidhjet për kërkesat e studentëve janë me afate të caktuara dhe siç u bë publike me herët në media, nga nesër do të fillojë në universitete dorëzimi i dokumentacionit nga studentët të cilët në varësi të shtresës sociale të parashikuar në VKM e datës 26 dhjetor 2018, do të paguajnë 50% të tarifës ose nuk do të paguajnë fare. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar akoma PD dhe LSI që të përdorin të rinjtë e tyre (të paguar mesa duket), që të bëjnë betejën e tyre politike./Lexo.al
/a.meta