Rreth 300 trupa janë dërguar në qytetin verior të Fortalezës për të menaxhuar rritjen e dhunës kriminale në vend, thanë autoritetet.Ushtarët do të patrullojnë atje dhe në të gjithë shtetin e Kearës, në një përpjekje për të ndalur sulmet ndaj dyqaneve, bankave dhe autobusëve.
Ministria e Drejtësisë urdhëroi vendosjen e posaçme pas dhjetëra sulmeve këtë javë.
Sulmet janë një protestë kundër masave të reja dhe më të ashpra në burgjet lokale, të kontrolluara gjerësisht nga bandat kriminale.Autoritetet e burgjeve në shtet kanë bllokuar sinjalet e telefonisë celulare brenda burgjeve dhe kanë përfunduar një politikë të ndarjes së të burgosurve nga përkatësia e bandës.
Dislokimi i trupave vjen vetëm disa ditë pas inaugurimit të presidentit Jair Bolsonaro, i cili u zgjodh në detyrë për premtimin për të luftuar krimin e shfrenuar në vend, përgatiti Express. (b.an)