• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

San Francisko përpiqet të pengojë vetëvrasjet te “Ura e Artë”

by Java News
07/01/2019 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ura “Golden Gate” në San Francisko është një ndër pikat turistike më të njohura të qytetit. Disa madje e kanë quajtur një ndër “Shtatë Mrekullitë e Botës Moderne”. Por për disa ajo është porta e fundit drejt vdekjes. Gjatë viteve mijëra vetë janë hedhur nga parmakët e urës në vetëvrasje. Por siç njofton Zëri i Amerikës, së shpejti do të jetë në funksionim një masë parandaluese.

Ura e Artë me gjatësi afro tre kilometra, ka ngacmuar prej kohësh mendimet e atyre që donin të kryenin vetëvrasje. Që pas hapjes së urës në maj 1937, mijëra vetë janë hedhur prej saj. Vitin e kaluar mbi 240 vetë u përpoqën të hidhen, por shumica nuk arritën. Vetëm 33 prej tyre u hodhën nga parmakët e urës drejt vdekjes.

“Po, kam dëgjuar se kryhen shumë vetëvrasje nga kjo urë,” thotë vizitori Josh Cuevas.
“Nuk e dija deri kur më tregoi shoku. Me sa shoh, e kanë rrethuar me gardh parmakun. Ma merr mendja për këtë arsye e kanë bërë,” thotë vizitorja Mai Habib.

Agjencia që menaxhon urën ka filluar ndërtimin e një rrjete për të pritur ata që hidhen.
“Do të jetë rreth 6 metra poshtë trotuarit nga të dyja anët e urës, po ashtu do të jetë rreth gjashtë metra e gjerë që të mos lejojë të bien në ujë njerëzit që hidhen”, thotë Paolo Cosulich-Schwartz i Agjencisë Menaxhuese të Urës së Artë.

Disa njerëz mendojnë se nuk është e nevojshme të shpenzohen gjithë këto fonde për të shpëtuar njerëz që nuk duan të jetojnë më. Të tjerët shqetësohen se rrjeta mund të prishë pamjen madhështore të urës.

Por, pas një debati 10 vjeçar dhe me ndërgjegjësimin më të madh të publikut për problemet e shëndetit mendor, projekti po merr formë. “Rrjeta e sigurisë është projektuar për të mos dëmtuar pamjen e urës,” thotë zoti Cosulich-Schwartz.

Rrjeta do të jetë poshtë urës, pra kur makinat kalojnë mbi urë, apo kur njerëzit ecin në trotuarin e urës, nuk e shohin dot. Kabllot që mbajnë rrjetën do të jenë ngjyrë portokalli për t’iu përshtatur ngjyrës së urës. Rrjeta do të jetë ngjyrë gri për t’i përngjarë ngjyrës së ujit të oqeanit.

Rrjeta do të kushtojë rreth 211 milionë dollarë dhe vendosja e saj do të përfundojë pas afro tre vjetësh. Problemi kryesor do të jenë mjegulla e dendur dhe erërat e forta.

“Tani mund të shihni punëtorët që po instalojnë platformën e punimeve. Me këtë platformë do të lëvizin punëtorët që do të zbresin poshtë urës dhe do të punojnë nën urë dhe në anët e urës. Së pari, do të instalojmë hallkat e çelikut dhe tubat që do të mbajnë rrjetën dhe më pas vendoset rrjeta,” shpjegon zoti Cosulich-Schwartz.

Telefona specialë që lidhen 24 orë në ditë me linjat telefonike të krizave kanë qenë instaluar prej kohësh në qoshet e urës për të ndihmuar personat që po kalojnë momente të vështira. Pra individë që gjenden në momente të trazuara mund të vijnë tek ura dhe të flasin me dikë që i ngushëllon dhe të heqin dorë nga planet për vetëvrasje. Por me vendosjen e rrjetës, besohet se do të shpëtohen edhe më shumë jetë./a.meta

Next Post
FOTOT/ Dëbora, ujqërit e uritur zbrasin në Dibër, u sulen bagëtive të zonës

FOTOT/ Dëbora, ujqërit e uritur zbrasin në Dibër, u sulen bagëtive të zonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In