Mbrëmja e sotme dhe dita e nesërme mund të shoqërohet edhe me reshje shiu në disa zona të caktuara.
Në parashikimin e motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, bëhet e ditur se përgjithësisht moti do të jetë i thatë.
Më poshtë parashikimi i motit për sonte e nesër:
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje, përjashtuar qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë, ku mund të ketë reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 11 °C
në vendet e ulëta: 2 / 10 °C
në vendet malore: -3 / 3 °C
Era
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore në Veri dhe Lindje.
Në Veri ajo do të fryjë deri e fortë nesër pasdite.
a.cupaj