“Drejtësia shqiptare nuk ka thënë fjalën e fundit ende për Sajmir Tahirin, prokuroria të zbardh çdo akuzë ndaj tij dhe ta çojë deri në fund çështjen”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama, ndërsa u ka kërkuar medieve të kërkojnë ndjesë për sa i përket vendimit të drejtësisë italiane ndaj ish-ministrit.
“Kërkojini falje ish-ministrit çfarë i bëtë, bazuar tek thashethemet e dy përfaqësuesve të llumit që ua dhanë juve si fakte dhe juve mbushët dynjanë sikur ishin të vërtetat finale, madje arritët në pikën se akuzuar mua dhe neve pse nuk e çuam në burg, duke i hequr imunitetin”, tha Rama.
“Kërkoni falje sepse antimafia italiane dhe prokuroria e Catanias i shkoi deri në fund atij hetimi dhe faktikisht nxori se të gjitha ato muhabete që u pasqyruan se ishin kapja në flagrancë e ish-ministrit të Brendshëm, ishin kazan total. E tha prokuroria e Catanias, jo unë dhe për atë kazan. Ju kërkuat llogari pse ne nuk i hoqëm imuniteti dhe pse nuk e çuam në burg?!”,- tha kryeministri.
Për sa i përket hetimit të prokurorisë shqiptarë për ish-ministrin, kryeministri vuri theksi te hetimi i drejtë i prokurorisë për t’a çuar çështjen deri në fund.
“Pastaj të tjerat ia lëmë procesit, se ka një proces dhe mos të merremi as me nejse as me nëse, por mbylleni këtë vit me një ndjesë për Sajmir Tahirin për atë pjesë, për pjesën tjetër mos u ngatërroni, ne nuk ngatërrohemi, prokuroria ta çojë deri në fund çështjen dhe të zbardh deri në fund çdo akuzë ndaj tij”, tha Rama.
/a.rada