Kreu i qeverisë u pyet sot në lidhje me emërimin e Erjon Braçes si zv.Kryeministër.
Ai u shpreh se pavarësisht përplasjeve publike të Braçes me qeverinë, publiku nuk sheh as 1% të asaj çfarë ndodh në mbledhjet e PS apo qeverisë.
Nga ana tjetër, Rama thumboi kritikuesit teksa u shpreh: Ai që gjykon Braçen, unë i them që t’i marri të keqen.
Ndërkohë ai nuk la pa vlerësuar ministrat e larguar. Sipas Ramës, Lindita Nikolla udhëhoqi një reformë të jashtëzakonshme. Ndërkohë ai u shpreh se Damian Gjiknuri ka bërë një punë transformuese në infrastrukturë dhe energjitikë.
“Së shpejti nis puna për aeroportin e Kukësit dhe Vlorës. Sot në Shqipëri nuk vidhet më energjia elektrike. Kush i bëri këto?” – tha Rama referuar Gjiknurit në krye të ministrisë së linjës.
/a.rada