Skuadra gjermane e “Eintrahtit të Frankfurtit” ka nënshkruar sërish me ish-mesfushorin e kësaj skuadre, Sebastian Rode, i cili do të huazohet nga kryesuesit e Bundesligës, “Borusia Dortmund”.
Klubi i “Eintrahtit” bëri me dije se mesfushori do t’i ribashkohet skuadrës në grumbullimin që do të zhvillohet në datën 4 janar në Florida të SHBA.
Lojtari i lind si detyre që të lidhë repartin e mbrojtjes me atë të mesfushës, pas një kohe të gjatë dëmtimi të Lukas Toro.
28-vjeçari Rode ka luajtur 108 ndeshje në të gjitha komepticionet me “Frankfurtin” nga viti 2010 deri në vitin 2014.
Ai kaloi 2 vite te “Bajerni i Mynihut” përpara se t’i bashkohej “Dortmundit”, por që nuk ka qenë zgjedhje e parë për asnjë nga klubet.
“Ne jemi të bindur se do të risim nivelin e skuadrës me afrimin e Sebastian”, u shpreh Drejtori Sportiv, Fredi Bobiç.
Ndërsa lojtari theksoi se: “Skuadra është pozicionuar mirë dhe ka ambicie, në të cilën do të jap kontributin tim”.
/a.rada