• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nuk i shërbyen të bijës, shqiptari terrorizon spitalin

by A R
27/12/2018 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me sëpatë në dorë, një qytetar nga Kosova me inicialet R.H gjatë ditës së djeshme ka hyrë në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit.

Meqë mjekët në këtë qendër nuk i kishin ofruar shërbim vajzës së tij dy vjeçare, për shkak të grevës në institucionet shëndetësore në gjithë vendin, ai i revoltuar i ishte vërsulur mjekut kujdestar, të cilin donte ta sulmonte me sëpatë, raporton “Zëri.info”.

Ai nuk ka qëlluar mjekun kujdestar fatmirësisht, por vetëm tavolinën e zyrës dhe është larguar, por është arrestuar nga policia me vonë. Edhe pse kishin shpëtuar nga dëmtimet fizike, personeli mjekësor në këtë qendër mjekësore është tmerruar nga ajo që ka parë.

Shaban Azizi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit ka thënë për “Zërin” se  kanë reaguar menjëherë duke e arrestuar të dyshuarin. Ai ka shpjeguar në detaje se si kishte ndodhur e gjithë ngjarja.

“Gjatë ditës së djeshme në mbrëmje nga ora 19:00 një qytetar e ka dërguar një fëmijë në ambulantë dhe pasi që kanë pasur mjekët grevë, ata i kanë thënë që jemi në grevë dhe ai është nervozuar dhe ka tentuar ta sulmojë mjekun me sëpatë, por nuk i ka shkaktuar asnjë lëndim. Ka tentuar ta sulmojë vetëm mjekun kujdestar, sepse ai nuk i ka ofruar ndihmën atij dhe ai është revoltuar dhe i ka mëshuar tavolinës. Policia ka reaguar menjëherë, e ka arrestuar atë. Ai është ndalur për 48 orë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër për këtë rast është informuar edhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemajli.

“Është e vërtetë që në vendin e punës është sulmuar mjeku. Ata si punëtorë shëndetësorë iu kanë përgjigjur grevës së sindikatës së shëndetësisë dhe si pasojë e mosofrimit të shërbimit për raste të caktuara kanë ardhur deri në një konflikt. Për fat pasoja fizike nuk ka pasur, përpos inventarit që është dëmtuar dhe i ka shkaktuar trauma stafit të ambulancës. Me këtë rast policia i ka intervistuar edhe mjekun edhe personin që i ka sulmuar”, ka thënë ai.

Xhemajli ka thënë se edhe pse mjekët janë në grevë, ata duhet të ofrojnë shërbimet emergjente. “Edhe gjatë ditës së djeshme ne i kemi vizituar mjekët, me rastin e grevës që në raste emergjente të ofrojnë shërbime dhe të kenë kujdes me sjelljen ndaj pacientëve. Mendoj që sindikata e mjekëve duhet të jetë më vigjilente për të mbrojtur stafin dhe për të arritur qëllimet e tyre”, ka thënë ai.

Zyrtarja për Informim në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini, ka thënë se për R.H brenda afatit ligjor do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Departamenti i Përgjithshëm, ka pranuar kallëzimin penal nga Policia e Kosovës, ndaj të dyshuarit R.H., i cili dyshohet se në qendrën shëndetësore në fshatin Zhegër, ka sulmuar mjekun kujdestar. Prokurori i Shtetit, menjëherë ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Gjithashtu, ndaj tij brenda afatit ligjor do të ushtrohet edhe Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan, me qëllim të sigurimit të të pandehurit në procedurë penale”, ka thënë ajo.

/a.rada

Next Post
Edhe ish-komandanti i UÇK-së Selimi refuzon dekoratën e Thaçit

Gjykata Speciale/Nga burgu i Kosovës komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi çohet në Tribunalin e Hagës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

September 24, 2026
“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

September 24, 2026
Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

September 24, 2026
Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

September 24, 2026
Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

September 24, 2026
Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

September 24, 2026
Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

September 24, 2026
Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

September 24, 2026
Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

September 24, 2026
Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com