Është zbuluar se është një proteinë që lejon tumoret agresive të gjirit të rriten dhe të përhapen me shpejtësi.
Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë të prekurit nga kanceri, pasi tashmë shkencëtarët janë më pranë kurimit të kësaj sëmundje që vazhdon të marrë jetën e shumë njerëzve.
Në artikullin e Daily Mail thuhet se shkencëtarët shpresojnë të gjejnë më shumë informacion rreth kësaj proteine që do të çojë në terapinë e re për të kuruar edhe rastet më të rënda.
Ata gjetën një lloj proteine me emrin LYN që ndihmon qelizat e kancerit të zhvillohen e të përhapen me shpejtësi. Kështu që reduktimi i niveleve të LYN mund të ngadalësojë procesin. Shkencëtarët e Universitetit Cardiff thonë se ky zbulim do ndihmojë për trajtimet e reja, që konsistojnë në kontrollimin e niveleve të proteinave dhe për të shkatërruar qelizat kancerogjene.
Në Angli situata është kritike, pasi çdo ditë raportohet për 150 raste të reja të kancerit të gjirit. Ndërkohë që më shumë se 260,000 janë në SHBA. Shkalla e mbijetesës 10-vjeçare pas diagnostikimit është rreth 78 përqind.
/tiranapost/a.r