• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Punë shqiptarësh, gjellë qensh

by Mentor Kikia
27/12/2018 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Sa herë popujt sivëllezër bëjnë ndonjë gjë të mirë, ne fillojmë bëjmë krahasimin: Po ne pse nuk e bëjmë? Në verë, pati një diskutim këtu, ndër ne intelektualët e facebook-ut, se përse nuk reagojnë këta emigrantët shqiptarë, që kanë parë botë e sy dhe kanë mësuar ç’është demokracia.

Pra pse të mos organizoheshin siç bënë rumunët. Në fund të fundit ata nuk kanë frikë se do ti heqin nga puna. Madje pati edhe ndonjë mendje pak më e ftilluar si Fatos Lubonja, që i bëri deri edhe përgjegjës madje:

Ja cfarë shkruante ai në gusht të këtij vitit: “Emigrantët tanë janë më shumë me qeverinë. Nëse do ishin të përfshirë në jetën e vendit si janë këta (rumunët), atëherë do ishte e rëndësishme se krahasimi do ishte motivues. Duhet të ishin më të pranishëm, më të informuar. Por në nivelin që janë, s’besoj se ndikojnë në jetën politike. S’mund të sillnin ndryshimin, e aq më pak një revoltë”.

Me pak fjalë janë thjeshtë tullaxhinj dhe punëtorë fermash, se kanë haberin nga lëvizjet politike.Tani, duke iu referuar gjithnjë kuvendimit facebook-or, lukunia e njerëzve vërhsonin të flisnin për paaftësinë e emigrantëve për të ardhur e për ta ndryshuar këtë vend(ndërsa ne do të qëndonin në hije duke pirë duhan, kuptohet). Dhe përfundimi është si gjithmonë: Po nuk bëhet ku vend more jo!

Dhe ja, një ditë dimri, ca djem në Angli, vendosën të organizojnë një protestë në Shqipëri. Lajmi u përhap: Do të vijnë emigrantët të bëjnë protestë.

-Jo -thanë emigrantët, ne do të vijmë por po e organizojmë që të vini edhe ju.

-Aha, ne kujtuam se do të protestoni vetëm juve, pa ne këtu jemi, po të donim protestonim vetë.

Këta organizatorët, padyshim që morën kontakte me njerëz që janë afër opozitës se ata që janë në ministrira nuk protestojnë.

Dhe ja çfarë lexoj sot: Po vallahi edhe këta mund të jenë të implikuar politikisht. Se dëgjova që ky organizatori është me PD-në.

Dhe pastaj zbrazet batareja: Po u bë ky plehra të vijë ky të bëjë protestë këtu? Sa lekë i ka dhënë Basha me Monën sa? Ik more vemje se i dimë vetë këto punë ne.

Po mirë e kanë ore “vemje”, ikni. Ikni more siç ikët dikur nëpër male, me gomone, nëpër kamionë, nëpër bodrume anijesh, ikët dhe shpëtuat një popull të tërë nga uria. Do të ishte vdekja më masive pas zisë së patates në vitin 1700, por të mos kishit ikur ju. Tani doni të na shpëtoni ëshë nga korrupsioni.

Po ne budallenj na dini që të vijmë pas jush?

Nuk dua të jap verdikt mbi një nismë të një grupi njerëzish, por është shokuese sjellja jonë si shoqëri. Padyshim unikale, e pashpresë.

Next Post
Rode huazohet te skuadra e Frankfurtit

Rode huazohet te skuadra e Frankfurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spy story e Vlorës: Nga romancë kthehet në triller

Spy story e Vlorës: Nga romancë kthehet në triller

September 24, 2026
UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

September 24, 2026
Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

September 24, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE propozon zhbllokimin e 4,2 miliardë eurove për Hungarinë

September 24, 2026
“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Kodi Penal/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

September 24, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Programi i strehimit brenda vitit, 4 mijë kredi të buta për familjet e reja dhe 3 mijë subvencione për qiranë!

September 24, 2026
“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

September 24, 2026
Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

Bie mbështetja për Nigel Farage në Britani, partia e tij renditet e treta pas laburistëve dhe konservatorëve!

September 24, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com