Nga Mentor Kikia / Facebook
Tulanti është bërë person publik dhe tashmë çdo natë ftohet të japë opinionet e tij mbi gjendjen e arsimit të lartë dhe se çfarë mund të bëhet për të. Ai u bë i famshëm, ose “hero”, siç parapëlqen vetë ta thotë, me denoncimet e plagjiaturave të pedagogëve, politikanëve etj. Dhe për hir të së vërtetës, një dekoratë e meriton për këtë çështje, pasi deri dje askush nuk ishte kujtuar për këtë punë, edhe pse “doktoraturat” shiteshin me çmime modeste në pazarin e universiteteve publike, e private me shumë, me një punim copy paste.
Por lexova së fundi që Taulanti sulmonte dhe akuzonte shumë pedagogë, meqë kanë firmosur një peticion ku kërkojnë rishikimin e ligjit për arsimin e lartë. Taulanti, i cili i ka veshur vetes epitetin e shkencëtarit, i fyen ata, i quan zero, i quan ngelësa në shkencë, i quan bashkëpunëtore të politikës që duan të rrëzojnë ligjin sepse duan të fshehin abuzimet, vjedhjet dhe paftësinë.
Taulant more djalë, këto punët e heronjve janë një çikë më të vështira se kaq. Sidomos në këtë vend ku, nga hero të bëjnë palaço e nga palaço të bëjnë hero brenda një jave. Ndaj freno se s’të merr njeri seriozisht pastaj. Ti mbron edhe protestën e studentëve, edhe kërkesat e tyre, mbron edhe ligjin. Dhe për këtë arsye sulmon edhe pedagogët. Padyshim që ka mes tyre edhe të paaftë e të korruptuar. Por ata s’mund të jenë të gjithë shkencëtarë
Taulant, sepse në fund të fundit, jo çdo pegagog është shkencëtar, sikundër jo çdo shkencëtar mund të jetë pedagog. Padyshim që ka politikë në gjithë këtë që po ndodh, sepse forumet partiake janë ngritur tashmë edhe në shkollat 9-vjeçare Taulant. Por nga listat që unë kam lexuar, ka edhe emra të nderuar pedagogësh Taulant, që janë profesionistë dhe të respektuar në auditore. Padyshim që ka edhe batakcinj. Por ti nuk mundesh, që në emër të “heroizmit” dhe famës tënde, ti përbaltësh të gjithë vetëm pse nuk mendojnë si ti për ligjin.
Ka ca llafazanë që thonë se ti ke arsye të tjera që e mbron ligjin, por mua s’më interesojnë ato. Unë të vlerësoj për denoncimet që u bën plagjiaturave, por nuk mund të duatrokas kur ti, si një njeri që zbret me bujë nga “majat e shkencës”, bën pis edhe ata që kanë punuar me përkushtim në auditore.