• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Freno Taulant, “heroizmi” është punë e vështirë

by Mentor Kikia
26/12/2018 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia / Facebook

Tulanti është bërë person publik dhe tashmë çdo natë ftohet të japë opinionet e tij mbi gjendjen e arsimit të lartë dhe se çfarë mund të bëhet për të. Ai u bë i famshëm, ose “hero”, siç parapëlqen vetë ta thotë, me denoncimet e plagjiaturave të pedagogëve, politikanëve etj. Dhe për hir të së vërtetës, një dekoratë e meriton për këtë çështje, pasi deri dje askush nuk ishte kujtuar për këtë punë, edhe pse “doktoraturat” shiteshin me çmime modeste në pazarin e universiteteve publike, e private me shumë, me një punim copy paste.

Por lexova së fundi që Taulanti sulmonte dhe akuzonte shumë pedagogë, meqë kanë firmosur një peticion ku kërkojnë rishikimin e ligjit për arsimin e lartë. Taulanti, i cili i ka veshur vetes epitetin e shkencëtarit, i fyen ata, i quan zero, i quan ngelësa në shkencë, i quan bashkëpunëtore të politikës që duan të rrëzojnë ligjin sepse duan të fshehin abuzimet, vjedhjet dhe paftësinë.

Taulant more djalë, këto punët e heronjve janë një çikë më të vështira se kaq. Sidomos në këtë vend ku, nga hero të bëjnë palaço e nga palaço të bëjnë hero brenda një jave. Ndaj freno se s’të merr njeri seriozisht pastaj. Ti mbron edhe protestën e studentëve, edhe kërkesat e tyre, mbron edhe ligjin. Dhe për këtë arsye sulmon edhe pedagogët. Padyshim që ka mes tyre edhe të paaftë e të korruptuar. Por ata s’mund të jenë të gjithë shkencëtarë

Taulant, sepse në fund të fundit, jo çdo pegagog është shkencëtar, sikundër jo çdo shkencëtar mund të jetë pedagog. Padyshim që ka politikë në gjithë këtë që po ndodh, sepse forumet partiake janë ngritur tashmë edhe në shkollat 9-vjeçare Taulant. Por nga listat që unë kam lexuar, ka edhe emra të nderuar pedagogësh Taulant, që janë profesionistë dhe të respektuar në auditore. Padyshim që ka edhe batakcinj. Por ti nuk mundesh, që në emër të “heroizmit” dhe famës tënde, ti përbaltësh të gjithë vetëm pse nuk mendojnë si ti për ligjin.

Ka ca llafazanë që thonë se ti ke arsye të tjera që e mbron ligjin, por mua s’më interesojnë ato. Unë të vlerësoj për denoncimet që u bën plagjiaturave, por nuk mund të duatrokas kur ti, si një njeri që zbret me bujë nga “majat e shkencës”, bën pis edhe ata që kanë punuar me përkushtim në auditore.

/a.r
Next Post
“Në Francë, Itali e Gjermani, burg për hapjen e pikave të basteve”

Pikat e basteve mbyllen me shpejtësi 'rrufe'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

July 30, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

July 30, 2026
“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

July 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

10 vjet Reforma e Drejtësisë: 8 pyetje nga një përvojë personale

July 30, 2026
“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

July 30, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

July 30, 2026
Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

July 30, 2026
Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Aplikimet mbyllen më 1 Gusht

Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Aplikimet mbyllen më 1 Gusht

July 30, 2026
Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

July 30, 2026
Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com