Besimtarët e krishterë po festojnë lindjen e Krishtit. Në katedralen e Shën Palit, këtu në Tiranë, besimtarët katolikë janë mbledhur për meshën e mesnatës, kurse të krishterët ortodoksë do të luten në orët e para të paradites.
Narrativa tradicionale e Krishtlindjeve, që përshkruhet në Testamentin e Ri, thotë se profecia parashikoi lindjen e Jezusit në një stallë në Betlehem, si biri i Jozefit dhe Marias. Në fakt dita dhe muaji i lindjes së Krishtit nuk dihen, por rreth shekullit të katërt kisha perëndimore zgjodhi datën 25 dhjetor, si një simbolikë për të përkujtuar ardhjen e Zotit në tokë në formën e njeriut, për të shlyer mëkatet e njerëzve.
Gjithsesi sot festa e Krishtlindjeve është zhveshur shumë nga simbolika thjesht fetare dhe në shumë vende, përfshirë Shqipërinë që doli nga një periudhë e gjatë ateizmi shtetëror, Krishtlindja festohet nga të tërë dhe është ditë pushimi zyrtare, ku familjet bashkë mblidhen përreth një dreke festive, për të shkëmbyer dhurata./a.meta