Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindjet. Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se në këtë Ditë të Shenjtë nuk duhen harruar të vetmuarit njerëzit në nevojë dhe të sëmurët.
Postimi Metës
Të dashur miq,
Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!
Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale.
Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim.
Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen
a.meta