Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Tale të Lezhës, ku paraprakisht raportohet se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll – Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.