Partizani përgatitet për ndeshjen e fundit të këtij viti kalendarik dhe të fundit për fazën e dytë të kampionatit, që do të luaj në Gjirokastër përball Luftëtarit ditën e diel. Pavarësisht rezultatit të kësaj ndeshjeje, të kuqtë një gjë kanë të sigurt, ata janë kampionët e dimrit të sezonit 2018.
Gjithsesi përballja me Luftëtarin do të jetë shumë e rëndësishme për t’u fituar por jo e thjeshtë, nisur edhe nga fitorja e fundit e gjirokastritëve përball Skënderbeut.
Ndeshja tjetër e së diel do të jetë ajo mes Kukësit dhe Kastriotit, që në letër duket një kundërshtar i lehtë për skuadrën verilindore e cila ka arritur më në fund të gjej një formë të mirë sportive dhe në aspektin e rezultateve./a.meta