Tirana dhe Uashingtoni vijojnë të shkëmbejnë mesazhe të nivelit të larte. Mësohet se Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë një telefonate nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, për ta falenderuar për dëbimin e diplomatëve iranianë.
Bushati bën me dije se zyrtari i lartë amerikan ka falenderuar qeverinë shqiptare për lidershipin e treguar në praktikat e papranueshme diplomatike.
Ministri Bushati postoi një mesazh per biseden e mesiperme, ku thuhet nder te tjera se “ai nënvizoi gadishmërinë e Shqipërisë për të bashkuar forcat me vendet europiane për të mbrojtur sigurinë kundër të gjithë aktiviteteve të rrezikshme,” shkruan ai.