Teksa deputeti socialist Erjon Braçe ka dalë nga Kuvendi dhe i është drejtuar “Pedonales”, ai është përballur me disa studentë protestues të cilët e kanë ofenduar dhe ndjekur nga pas disa metra.
Ata dëgjohen, në videon e publikuar nga Report TV, teksa i thonë: “Çfarë shembulli je?”, “Kopuk” dhe “Ik, o provokator”.
Braçe u drejtohet duke e vendosur theksin tek etika e tyre, por këta të fundit nuk kanë hequr dorë nga thirrjet.
Ndërkohë që ai largohet, studentët dëgjohen në kor teksa thërrasin “I duam tarifat sa Erion Braçe”. /a.r