• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për opozitën që sakrifikon kaq shumë për studentët!

by Alfred Peza
20/12/2018 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Argumenti se opozita po rikthehet pas 6 muajsh bojkoti në sallën e Parlamentit, vetëm e vetëm për të mirën e studentëve që po protestojnë për dy javësh, është aq qesharak sa ka gajasur të madh e të vogël në këtë vend. Madje këtë radhë, pa përjashtim. Të djathtë e të majtë. Opozitarë dhe antiqeveritarë. Demokratë, lsi-stë, socialistë e pensionistë. Kritikë, armiq, dashamirës dhe njerëz që nuk duan ta shohin me sy Edi Ramën, qeverinë, partinë dhe mazhorancën e tij.

Arësyeja e rikthimit të opozitës sonë në Kuvend, pas gjashtë muajsh bojkot (nga korriku 2018) është e thjeshtë. Madje më shumë se e thjeshtë. Eshtë krejt banale. Lidhet me germën d, të pikës 2, të nenit nr. 71 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë sipas së cilës: “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur mungon mbi 6 muaj rresht në Kuvend”. Kaq!

Pra, nuk qenka asfare halli i studentëve që janë ftuar të protestojnë përballë sallës ku përfaqësuesit e popullit opozitar, do rikthehen aty vetëm për hallin e mandatit të vet. Nuk qenka as halli i hallit të vërtetë, të studentëve të vërtetë.

Nuk qenka pra as halli se Edi Rama po punon apo spo punon, i ka marë apo si ka marë seriozisht 8 kërkesat e studentëve. Por, qenka vetëm halli i djegies së mandateve të deputetëve të PD dhe LSI. I atyre mandateve, për të cilat ata ishin betuar se, edhe sikur nami të bëhej e qameti të vinte, ata kurrën e kurrës nuk do të riktheheshin më në atë sallë, përballë këtij Kryeministri.

Jozefina Topalli pyet nëse “a e din me shpjegu kush, po pse (e) bojkotoi 6 muaj?” opozita jonë Parlamentin! E sigurtë është se kur këtë nuk e di, as ish Kryetarja për 8 vjet e asaj salle, se përse partia e saj e bojkotoi Kuvendin, vetëm mund ta imagjinojmë se kush mund ta dijë më tjetër në këtë vend, përgjigjen e pyetjes së saj!

Sepse bojkotet si një instrument ekstrem i luftës politike në një sistem demokratik, aplikohen vetëm në rastet e jashtëzakonshme, kur nuk ka mbetur asnjë mjet dhe rrugë tjetër, për të tërhequr vëmendjen kombëtare e ndërkombëtare, në arritjen e një kauze të madhe me interes publik.

Ndaj tani që opozita jonë do të rikthehet pas 6 muajsh bojkoti në Parlament, është koha e duhur për të pyetur: Çfarë kazue kishte PD dhe LSI këto 25 javë që qëndroi jashtë asaj salle? Çfarë bëri ajo këto 180 ditë për ta realizuar atë? Çfarë nisme konkrete ndërmori dhe çfarë zgjidhje kërkoi për ta arritur? Çfarë bëri për ta detyruar mazhorancën që të ulet përballë saj, që të pranonte më në fund zgjidhje, me hir apo me pahir?

Bojkoti i Parlamentit, kur LSI ishte në pushtet gjatë mandatit të kaluar (2013-2017) u aplikua nga ana e PD, për një kauzë konkrete. Për një çështje konkrete. Për një nisëm konkrente. Me një qëllim dhe objektiv konkret. Nisur nga një shqetësim i cili në fund, u konkludua me miratimin e ligjit për dekriminalizimin e Parlamentit vetë dhe të politikës shqiptare në përgjithësi, në të gjitha nivelet e saj. Një nisëm, e cila duke u implementuar më pas, solli një rezultat konkret, një produkt konkret duke rezultuar se kishte qenë, një shqetësim real.

Po këtë radhë, me çfarë bilanci do të rikthehet opozita jonë në atë sallë? Çfarë arriti ajo politikisht? Për çfarë e detyroi mazhorancën që të ulet e të pranojë kërkesat dhe zgjidhjet e saj? Çfarë përfitoi në fund të fundit nga e gjitha kjo, nga sistemi demokratik e deri tek qytetari më i thjeshtë i këtij vendi? Çfarë përfituan studentët, prindërit, motrat dhe vëllezërit e tyre nga e gjitha kjo shfaje e teatrit absurd të politikës shqiptare?!

Pas gjithë këtij cirku zhurmëmadh 6 mujor pa asnjë produkt opozitar e politik konkret, gjithkujt i lind e drejta të pyesë: Ju po riktheheni për hir të studentëve dhe të prostestës së tyre? Bukur. Po mirë atëherë. A është e mundur që tia kurseni vetes dhe kombit, këtë sakrificë kaq sublime?!

A mundet që tia kurseni këtë radhë të paktën vetes, mundësinë për të mos e bërë artin e politikës, edhe më qesharake sa e gjitha kjo? Po. Eshte e mundur. Eshtë fare e thjeshtë. Mjafton që të mos riktheheni në atë sallë. Të paktën jo këtë të enjte. Më pas, jeni të lirë që të zgjidhni, çfarë rruge të doni!

Next Post
Roveshata e Ronaldos kthehet në vepër arti, paraqitet me gurë Swarovski

Roveshata e Ronaldos kthehet në vepër arti, paraqitet me gurë Swarovski

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

Balla ironizon përçarjen mes protestuesve (VIDEO)

September 9, 2026
VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

September 9, 2026
“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

September 9, 2026
Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

Vidhet makinën në Pogradec, e kishte lënë pronari me çelësat brenda, arrestohet autori

September 9, 2026
Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

September 9, 2026
Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite -

Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite –

September 9, 2026
VIDEO/ Kjo Barcelonë është si “Disneyland”, e nis Championsin me spektakël! Shkatërron me një ‘pesëshe’ Feyenoordin! Fiton edhe Shtutgarti

VIDEO/ Kjo Barcelonë është si “Disneyland”, e nis Championsin me spektakël! Shkatërron me një ‘pesëshe’ Feyenoordin! Fiton edhe Shtutgarti

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com