Roveshata e jashtëzakonshme e Cristiano Ronaldo në ndeshjen Juventues – Real Madrid është kthyer në vepër arti.
E punuar me gurë Swarovski nga artisti kolumbian Mauricio Benitez paraqet sulmuesin portugez, i cili në atë sfidë luante për madrilenët në momentin që meritoi edhe duartrokitjet e tifozëve juventinë.
Mr Bling, siç njihet ndryshe Mauricio Benitez ka bërë një punë të bukur aq sa edhe Cristiano Ronaldo pozoi në krah të pikturës së veçantë që është edhe më e lartë se vetë futbollisti. Një dhuratë e bukur për Ronaldo që tani vesh fanellën e Juventus.
a.çupaj